Trajneri legjendar i KF Rahovecit, Fadil Vuçitërna, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i skuadrës së qytetit.
Ai këtë vendim e konfirmoi për Rahoveci24, duke thënë se më nuk është në funksionin e kryetrajnerit.
Vuçitërna ka uruar tifozët për kualifikimin tutje me rezultat zyrtar në Kupën e Kosovës pasi ekipi mysafir nuk udhëtoi.
Kurse, për dorëheqjen e tij citon si arsye rezultatet e dobëta në pjesën e parë të stinorit. Ai thotë se ka bërë aq sa ka mundur për klubin dhe tash i jep hapësirë pas ardhësve që të japin kontributin dhe ta çojnë klubin përpara.
Vuçitërna është një prej njerëzve meritorë për shpëtimin e KF Rahovecit në Ligën e Parë, pasi nga vendi i fundit arriti ta realizojë këtë synim.
/Rahoveci24/