KB Rahoveci ka konfirmuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bujar Loci me mirëkuptim dypalësh.
Lajmi konfirmohet nga vet klubi teksa Rahoveci24 mëson se tashmë pritet edhe konfirmimi për trajnerin e ri i cili do të jetë i huaj.
Bujar Loci është trajneri më i suksesshëm në histori të klubit të qytetit tonë.
Ai arriti ta dërgojë Rahovecin në finale të Kupës së Kosovës dhe në finale të Playoffit për titull.
Po ashtu ai është trajneri i parë që ka arritur ta mposhtë kampionin rekord, Prishtinën.
Loci do të mbahet mend si i suksesshëm, por klubi duket se ka vendosur për të nisur një epokë të re me një trajner të huaj duke konsideruar se tashmë klubi do të marrë pjesë edhe në garat ndërkombëtare. /Rahoveci24/