Zyrtare: Besnik Shehu rikthehet nga Austria për KF Rahovecin

Portieri rahovecian, Besnik Sharku, është portier i ri i KF Rahovecit.

Ai vjen nga futbolli austriak pas shumë performancave të mira dhe çmimeve që rrëmbeu, siç ishte lojtari më i mirë në kampionatin regjional ku ai edhe ka performuar.

Rikthimi i tij te KF Rahoveci është lajm jashtëzakonisht i madh për klubin kur dihet se vetëm ditë më parë në drejtim të Gjilanit është larguar Kenan Haxhihamza.

Besnik Shehu do të jetë shtyllë e klubit në luftën për mbijetesë deri në fund të këtij edicioni.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.