Avni Morina do të jetë drejtor për Arsim edhe për 4 vitet e ardhshme.
Rahoveci24 ka siguruar listën e të gjithë drejtorëve që i ka emëruar Smajl Latifi për mandatin qeverisës.
Kështu, Morina vazhdon edhe për katër vjet si drejtor për Arsimin, dikastëre që e udhëhoqi edhe më parë.
Përpos Avni Morinës, do të vazhdojë edhe Saranda Sallteku e cila u emërua drejtoreshë për Shëndetësi, ndërkaq, Afrim Dina u emërua drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport.
Emrat tjerë tashmë dihen që do të jenë pjesë e qeverisjes Latifi dhe është raportuar më parë në media për ta.
