ZYRTARE: Avdullah Hoti kandidat i LDK-së për kryeministër

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka konfirmuar se Avdullah Hoti është kandidati për kryeministër të ri të vendit.

640x74

“Procedura është që Kryesia e propozon kandidatin, dhe pastaj për këtë vendos Këshilli i Përgjithshëm”, tha ai.

Ai tha se ishte një kërkesë që unë si kryetar i LDK-së ta marrë përgjegjësinë në këtë kohë.

“Unë u arsyetova para kryesisë që jam në gjendje ta marrë këtë përgjegjësi, jo që nuk kam dëshirë”, tha ai.

Mustafa tha se nuk e pranoi postin e kryeministrit, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

“Kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Kujtim Shalën dhe Lutfi Haziri. Me vullnetin e të gjithë jemi pajtuar që Avdullah Hoti të propozohet kandidat për kryeministër”, tha ai.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.