Zyrtare: Artin Gashi përforcimi i ri i KB Rahovecit (Video)

KB Rahoveci ka njoftuar në faqen zyrtare se ka arritur marrëveshje njëvjeçare me basketbollistin Artin Gashi, i cili do ta përforcojë klubin tonë për sezonin e ri në Superligë.

Artin Gashi basketbollist i disa skuadrave të Superligës, nga edicioni i ri do të mbroj ngjyrat e klubit tonë. Kontrata me lojtarin 23 vjeçar nga Suhareka është nënshkruar të shtunën, ndërsa Gashi do të jetë pjesë e skuadrës sipas kësaj marrëveshje për një edicion në Superligë. Gashi që ka një gjatësi prej 2.02 cm dhe që luan në pozitat 3 dhe 4 është shprehur i lumtur që do të bart fanellën e KB Rahoveci.

“Jam i lumtur që do të jem pjesë e KB Rahovecit gjatë sezonit të ardhshëm. Është një përvojë e re për mua dhe për skuadrën që për herë të parë do të garoi në Superligë. Do të punojmë shumë dhe shpresoj që rezultatet nuk do të mungojnë”, ka thënë Gashi.

640x74

Artin Gashi karrierën si profesionist e ka nisur të skuadra e Yllit. Ai ishte pjesë e skuadrës nga Prizreni Bashkimi, ndërsa për një edicionin 2012/2013 ka mbrojtur ngjyrat e Pejës ku edhe është shpallur kampion i Kosovës. Gashi para se të nënshkruante me Rahovecin ka qenë pjesë e skuadrës së Trepçës nga Mitrovica.

Më poshtë janë disa përmbledhje nga momentet më të mira të Gashit gjatë ndeshjeve të Superligës:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.