Zyrtare: Altin Selmancena kalon në Ligën e Parë te Dukagjini i Klinës

KB Rahoveci ka lëshuar nga dora një prej talentëve të tjerë të vet.

Teksa klubi po merr dosta të sugjeruar nga lojtarë të sapoardhur në klub si Fisnik Rugova, bëhet fjalë për Mërgim Jakupin, nga klubi po vazhdojnë largimet e talentëve.

Altin Selmancena largohet nga klubi për t’u bashkuar me klubin e Ligës së Parë, KB Dukagjinin, ku do të tentojë të lë gjurmë pasi nuk u ftua nga KB Rahoveci për të vazhduar bashkëpunimin.

Selmancena ishte pjesë e Rahovecit që nga viti 2011, ndërsa u shpall edhe kampion U-18 me bashkëlojtarët e tij Bardh Rexhën, Visar Ejupin, Indrit Krasniqin dhe Ahmet Jupën.

Klubi deri tash nuk ka bërë asnjë komunikim apo falënderim publik për të dhe kjo mënyrë e largimit të lojtarëve rahovecian është me të vërtet e dhimbshme.

Me Dukagjinin Selmancena do të kërkojë inkuadrimin në Superligë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.