Tashmë dihet se kërkesa e të gjithë qytetarëve është palestra e turpit e nisur 10 vjet më parë.
Palestra që është simbol i turpit dhe pa aftësisë së të gjitha partive tash ka një momentum të rëndësishëm, ku nevojitet vetëm hapja e procedurave tenderuese dhe ri alokim i mjeteve për këtë projekt pasi 270 mijë euro s’mjaftojnë.
Dhe, kur dihet se kyçi i zgjidhjes është Avdullah Hoti, një nga figurat kryesore të LDK-së në Kosovë, kryetar i degës në Rahovec, ishte pikërisht ai që premtoi përfundimin e palestrës.
Megjithatë, përfundimi i palestrës është larg fundit dhe tallja me sportistët e qytetarët vazhdon pasi tash u hapën tenderët për stadiumet e futbollit.
Injoranca ndaj Rahovecit vazhdoi sot, kur zv. ministri i pushtetit lokal, Bajram Gecaj përqeshi Rahovecin në Facebook në një foto ku gjendet edhe kryesuesi i asamblesë, Nahit Elshani.
“Është bë edhe Rahoveci me u kajtë :p”, ka shkruar Gecaj në Facebook.
Menjëherë ka reaguar një qytetar i Rahovecit i cili e ka deklasuar Gecajn.
Ai ja përkujtoi atij palestrën duke i thënë që është mirë që ai dhe shokët e tij ta mbarojnë projektin, pasi në të kundërtën mund të qajë LDK për Rahovecin.
Këto zhvillime vijnë pas një hidhërimi masiv në Rahovec, pakënaqësi që mund të kulmojë shpejt me protesta.
i