Aktivisti i shoqërisë civile, Betim Zllanoga, i cili ka qenë njëkohësisht opozita e vetme katër vitet e fundit në Rahovec, sërish ka thumbuar partitë në pushtet.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka ironizuar, duke thënë se kur kryetari i Tiranës dhe kryeministri i Kanadasë gjejnë kohë për t’u takuar me grupe të ndryshme të qytetarëve, sipas tij është absurse që të mos ketë kohë kryetari i Rahovecit.
Ai po ashtu kërkoi që qytetarët të mos pranojnë arsyetime të kota në ditët e fushatës sepse ato nuk mjaftojnë për të vendosur për votën.
Postimi i plotë i Zllanogës: