Zjarr gjatë ditës në ambulantë, reagojnë me kohë zjarrfikësit (Foto/Video)

Trafoja në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec, është përfshirë nga një zjarri.

Rahoveci24 mëson nga burimet e sigurta në vendin e ngjarjes se ky zjarr i vogël por me rrezikshmëri të lartë shpërtheu gjatë orës 14:00.

Reporteri nga vendi i ngjarjes ka arritur të sigurojë një video të shkurtër nga momentet e lokalizimit të zjarrit, nga zjarrfikësit e Rahovecit, të cilët edhe një herë u treguan shpëtimtarë dhe në krye të detyrës.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por sipas informacioneve të para nuk ka të lënduar. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.