KF Rahoveci ka zgjedhur organet e reja drejtuese të klubit.
Faqja ka njoftuar në faqen zyrtare se u mbajt Kuvendi i klubit, ku u zgjedh bordi i ri nga ky kuvend.
Antarë të bordit janë zgjedhur Enis Durguti, Berat Çmega, Naser Mustafa, Luan Oruqi dhe Muharrem Kafexhiu.
Enis Durguti u zgjedh kryetar i klubit, teksa nënkryetar u zgjedh Berat Çmega. Muharrem Kafexhiu do të jetë sekretar i klubit dhe njeriu përgjegjës për marrëdhënie me publikun.
“Ditëve të ardhshme do të informoheni për më të rejat”, shkruan njoftimin e KF Rahovecit.
Kujtojmë se së fundmi drejtor teknik u zgjoh Burim Dula i cili deri tash ishte përgjegjës i klubit, teksa Senad Alirifa pritet të mbetet si trajner
Mbetet të shihen edhe zhvillimet tjera përreth klubit cilat do të ndodhin, e që Rahoveci24 do t’i monitorojë me burimet e brendshme ashtu siç ka bërë në klubin e basketbollit.
/Rahoveci24/