Zgjidhen kryetarët e fshatrave Nagavc dhe Celinë

Dje, në fshatrat Nagac dhe Celinë, komisioni për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave të fshatrave, lagjeve urbane dhe vendbanimeve, ka zhvilluar takimet e parapara, ku në të dy lokalitetet u zgjodhën kryetarët e këshillave të fshatrave Nagac dhe Celinë.

Arian Gashi u zgjodh me shumicë votash, kryetar i këshillit të fshatit Nagac dhe Muhamet Ramadani, poashtu u zgjodh kryetar i këshillit të fshatit Celinë.

Sonte, poashtu u vendos edhe për përbërjen e këshillit të fshatit dhe numrit të anëtarëve.

Urime kryetarëve të zgjedhur, mbarësi e suksese!

Takimet për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave të fshatrave, lagjeve urbane dhe vendbanimeve të komunës së Rahovecit, organizohen nga anëtarët e Kuvendit Komunal Rahovec dhe Ekzekutivit Komunal.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.