Zgjatet orari i punës në bibliotekën e qytetit të Rahovecit

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec, njofton se që nga e hëna (4 korrik 2016) biblioteka komunale “Sulejman Krasniqi”, do të punojë pa ndërpreje nga ora 8:00 deri në orën 20:00.

DKRS fton të nxënësit, studentët dhe të interesuarit tjerë që ta shfrytëzojnë mundësinë e ofruar dhe të përgatitin provimet e tyre gjatë sezonit të verës, duke shfrytëzuar hapësirat dhe literaturën në bibliotekë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.