Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Rahovecit, njofton të gjithë fermerët e Komunës, se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka zgjatur afatin për aplikim për pagesa direkte, deri me datë 10 maj 2016.
Zgjatja e afatit për aplikim për subvencione, ka ardhur pas kërkesës që është bërë nga drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, drejtuar MBZhR-së për zgjatjen e afatit për aplikim nga ana e fermerëve.