ZERO pikë nga banka, veç katër minuta për MVP-në e Kosovës Visar Ejupi

KB Rahoveci pati një start të tmerrshëm të sezonit në udhëtim te Ponte Prizreni ku sfida përfundoi me humbje me rezultat 106-96.

Një lojë e varur krejtësisht nga pesëshja startuese u pasua nga një mungesë e madhe e pikëve nga banka rezervë.

Përkundër që nga banka u inkuadruan Myles Thomas, Arion Balluku dhe Visar Ejupi, stoli i Rahovecit shënoi 0 pikë dhe pati vetëm 5 tentime për të shënuar.

Ç’është më e rëndësishme vlen të përmendet fakti se MVP i Kosovës U18, Visar Ejupi i zgjedhur si lojtari më i mirë në kategorinë e tij pati vetëm veç diçka më tepër se 4 minuta lojë.

Visar Ejupi është i vetmi djalë nga Rahoveci që mori “erë” nga parketi në këtë takim.

Kriza në fazën ofensive të shënimit të pikëve është ideale që të kalohet këtë fundjavë ndaj Dritës ku pritet një fitore e thellë e Rahovecit.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.