Me datë 05.09.2025 deri më 07.09.2025 është mbajtur Festivalit i Rrushit, Verës dhe
Kulturës, “Hardh Fest – 2025” në Bërnjakë – Rahovec. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë,
ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë
zhvillimit të festivalit.
Në kuadër të këtij angazhimi, njësitet policore kanë qenë të angazhuara me prezencë fizike dhe
në gatishmëri për ndërmarrjen e masave të nevojshme për ruajtjen dhe monitorimin e rendit
publik, parandalimin e sjelljeve asociale dhe të paligjshme, sigurimin e hapësirës, rregullimin
dhe kontrollin e komunikacionit rrugor, si dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve operative dhe
hetimore në mënyrë që festivali të zhvillohej në suaza normale të rendit dhe qetësisë publike,
gjithnjë në koordinim të plotë me shërbimet emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit.
Duke pasur parasysh numrin e madh të pjesëmarrësve, rreth 60 mijë përfshirë qytetarë vendorë
dhe të huaj, delegacione të ndryshme, organizatorë , artistë brenda dhe jashtë vendit, Policia e
Kosovës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj të sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit për
bashkëpunimin dhe frymën pozitive që ata treguan gjatë gjithë kohës së festivalit. Përkushtimi
dhe respektimi i udhëzimeve nga ana e tyre ka mundësuar që “Hardh Fest 2025” të zhvillohet si
një ngjarje e sigurt, e qetë dhe e paharrueshme për të gjithë.


