Zeqiri: Do të jemi ndër pretendentët kryesor për Superligë

Mesfushori i KF Rahovecit, Edon Zeqiri, i ka dërguar sinjal të gjitha skuadrave në Ligën e Parë se Rahoveci do të jetë skuadër shumë e fortë këtë edicion.

Zeqiri në një intervistë për Rahoveci24 pranoi se ndeshja do të jetë e vështirë.

Megjithatë, ai potencon se përkunër që ndeshja hapëse ndaj Lirisë në Rahovec do të jetë e vështirë, ai beson te grupi dhe se klubi jonë do të jetë pretendent për t’u inkuadruar në Superligë.

“Ndeshja e parë ndaj Lirisë do të jetë mjaft e vështirë andaj dhe cilësohet si derbi i javës pasi që të dy skuadrat jemi me përvojë të madhe”.

“Të them të vërtetën besoj shumë tek grupi i bashklojtarëve sepse jemi ndërtuar si skuadër triumfuese andaj uroj që nga xhiroja e parë të dalim si triumfues me plot bindje e them duke e parë grupin si funksionon mendoj se do të jemi ndër kandidatët kryesor për inkuadrim në Superligë”, u shpreh Zeqiri.

Rahoveci e pret Lirinë në derbin e madh qysh në ndeshjen e parë të Ligës së Parë, ku edhe Liria është rivali kryesor i Rahovecit për inkuadrim në Superligë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.