Zemaj: Paramilitari Rikallo njeriu kryesor i buxhetit 60 milionësh në bujqësi

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo se buxhetin prej 60 milionë eurove për bujqësi do t’ua ndajë koalicionit qeverisës, i cili, sipas tij, ka uzurpuar qindra hektarë tokë në Deçan.

Duke reaguar për akuzuat që i janë bërë Rikallos se ka keqtrajtuar banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë, Zemaj ka thënë se tani ministri i bujqësisë ka rrahur studentë nga Deçani.

640x74

“Ministri i Qeverise së ‘patriotëve’, paramilitari i regjimit të Millosheviqit, Rikallo, i cili kishte rrahur dhe maltretuar student të komunës së Deçanit ( përshkrim autentik nga banoret e Dardanisë) sot njeriu kryesor i ndarjes së buxhetit prej 60 milion të taksapaguesve të ndershëm për subvencionet në Bujqësi. Sigurisht përfituesit e parë do jenë pikërisht krerët e këtij koalicioni dhe grupet e tyre të cilët privatizuan ( uzurpuan) qindra hektar tokë bujqësore në Komunën e Deçanit”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

“Ndërsa studentet e rrahur dhe maltretuar të kohës së paraluftës do shikojnë tash nga afër se si vazhdon paraqitja e figurave të okupimit se bashku me ‘çlirimtaret’ duke hedhur subvencione politike sidomos tash para zgjedhjeve lokale. Prokuror të shtetit nëse jeni këtu shikoni ju lutem lajmet dhe dëshmitë publike të paramilitarit Rikallo para dhe gjatë luftës”, ka thënë ai.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.