Zbulohet obelisku Hardh Fest 2016 (Foto/Video)

Është zbuluar monumenti ikonë i HardhFest, obelisku unikal i cili është një nga atraksionet në edicionin e 15-të të festivalit të rrushit.

Obelisku i cili është zbuluar në Parkun e Qytetit dhe i cili është i hapur për foto me hashtag #PerKokerrtQefit dhe #HardhFest, i paraprinë shumë befasive për Hardh Fest 2016.

Të pranishëm ishin drejtues të festivalit dhe vet autori dhe kreatori i obeliskut, Agi Haxhimurati, i cili u shpreh i ngazëllyer që qytetit do t’i mbetet një atraksion i tillë.

640x74

image

Në komunikimin e domethënies, Haxhimurati tha se është gërshetim i tradicionales dhe modernes, ku hapja e tapës simbolizon hapjen e shishes, e me këtë edhe hapjen e festës.

Realizimi i obeliskut u bë i mundur nga Florent Pista dhe kompania Fetoshi.

Hardh Fest mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator 2016. Rahoveci24 është sponsor medial.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.