Kryetari i komunës së Rahovecit, është gëzuar në mënyrë të pa parë pasi u njoftua nga kompania që po punon në objektin e stadiumit të ri se është gjetur burim i ujit.
Dihet se komuna e Rahovecit ka nisur disa punime te Epopeja e UÇK-së për stadiumin e ri të futbollit.
Dhe, aty pranë është gjetur në thellësi 185 metra burim i ujit, gjë e cila e ka entuziazmuar tej mase Smajl Latifin që ka dalur publikisht në një video duke shprehur gëzimin e tij.