Rahoveci edhe zyrtarisht mund të thuhet se e ka rosterin më të dobët në Superligë – pasi tashmë dihet se është klubi me buxhetin me të vogël në kampionat.
Konkurrenti direkt i Rahovecit për të mbijetuar në Superligë, Vëllaznimi, ka reaguar pas shkarkimit të Franko Sterles, duke marrë edhe një mega lojtar.
Bëhet fjalë për Emmanuel Omogbon, një lojtatr të pozitës 4/5 i cili njihet si një shkatërrues në trapez me lojë ofensive të hatashme, por edhe në mbrojtje.
Vëllaznimi kështu ka ndërtuar tandemin e madh, “kullat binjake” do të jetë dyshja Omogbo-Dodd, e cila pritet që të rivalizojë edhe klubet më të mira.
Kujtojmë se Vëllaznimi mposhti Rahovecin edhe pa këto lëvizje, ndërkaq tashmë ka rritur shumë nivelin, ashtu sikurse ekipi plastik i Ponte Prizrenit që ka konsoliduar roster të bujshëm të cilët tashmë dihet se janë të interesuar ta rrëzojnë Rahovecin nga liga pas provokimeve të paprecedenta që nxitën reagimin e publikut në duelin e fundit. Vellaznimi edhe trajnerin e ka ndryshuar, e eshte ne negociata me nje trajner te madh e te njohur ne Superligen e Kosoves.
Rahoveci përkundër transferimit të Isaiah Manderson nuk mund të thuhet se ka rritur nivelin në ekip dhe këtë e tregojnë edhe paraqitjet, ku përkundër përpjekjeve të Muhamed Thaçit për të bërë ndonjë mrekulli, duket se ai ka nevojë për ndihmë urgjente ashtu sikurse lojtarët e tjerë, të cilët duan dëshpërimisht t’i realizojnë edhe disa fitore deri në janar.
Me këtë transferim të fundit të Vëllaznimit ekipi i Rahovecit mund të thuhet se zyrtarisht e ka rosterin më të dobët në ligë dhe se gjasat për të mbijetuar apo për playoff, janë zbehur maksimalisht… përveç nëse priten transferime të tjera, të cilat do të ndryshonin fotografinë për klubin tonë.
/Rahoveci24/