Projektkodi Civil nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, pasi 29 vota ishin kundër, 28 për dhe katër deputetë kanë abstenuar.
Në momentin e votimit në Kuvend ishin 77 deputetë, por 16 prej tyre nuk morën pjesë në votim.
Pika që deputetët kishin mospajtime gjatë seancës të së mërkurës ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.
Vlen të përmendet se liderët e partive opozitare Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj nuk ishin prezentë fare në momentin e votimit të këtij Projekt Kodi.
Prej deputetëve të Rahovecit, Yllza Hoti, e cila është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, votoi PRO martesave të të njëjtës gjini.
Ndërkaq, Visar Korenica është një prej deputetëve që qëndrojnë në krye të kundërshtimit të këtij ligji, duke i rezistuar të gjitha presioneve nga ndërkombëtarët, por edhe nga brenda subjekti i tij politik. Korenica bëri të ditur se nuk do të ndryshojë qëndrimin, pavarësisht që siç ka lënë të kuptohet “pasojave” që mund të sjell kjo për pozitën e tij brenda VV-së.