Ylli përforcohet special për Rahovecin, nënshkruan me Arben Krasniqin dhe dy lojtarë

Skuadra nga Suhareka, KB Ylli, është përforcuar shumë vetëm e vetëm për të mposhtur Rahovecin në derbin që zhvillohet javën e ardhshme.

Ylli ka nënshkruar me Arben Krasniqin, fituesin e shumëfishtë të titullit të kampionit të Kosovës me Prishtinën.

Po ashtu, ata kanë rrëmbyer edhe lojtarët Alexis Ëangmene dhe Elio Sadiku për t’u përforcuar edhe më shumë.

Këto konfirmime pritet të bëhen para duelit ndaj Rahovecit dhe vijnë në prag të derbit.

Fituesi i derbit ndaj Yllit do ta konfirmojë vendin e tretë në tabelë. Ylli dëshiron vendin e tretë për t’u përballur me Bashkimin në playoff dhe për të shpresuar për finalen e playoffit.

Pra, i gjithë Rahoveci duhet të mblidhet pas dy javësh në Gjakovë për të mposhtur Yllin sepse skuadra jonë ka kualitet edhe për ta mposhtur Yllin edhe për të zënë vendin e tretë në tabelë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.