Ylli dhe Peja tallen me Rahovecin në rrjetet sociale

Golden Eagle Ylli dhe Peja e siguruan pjesëmarrjen në finale të “play-offit” në FIVE STAR Superligën e basketbollit.

Këto dy skuadra në gjysmëfinale i eliminuan Rahovecin respektivisht Ponte Prizrenin.

640x74

Dhe, tashmë kanë nisur talljet në rrjetet sociale nga ana e finalistëve karshi ekipeve të tjera, mbi të gjitha kundërshtarëve të gjysmëfinales.

Golden Eagle Ylli përmes faqes së saj në Facebook e ka bërë një postim, ku e përmend faktin se në finale kanë shkuar dy ekipe me fanellat verdh e zi.

Ndërsa, KB Peja përmes faqes së saj në Facebook e vazhdon talljen, duke i “ngacmuar” gjysmëfinalistët Rahoveci dhe Ponte Prizreni.

Për më tepër mund t’i shihni postimet e dy finalistëve, të cilët në parket pas disa ditësh do të jenë kundërshtarë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.