Transferimi më i fundit i KB Grapeland, Philbert Weeks, është shprehur shumë i lumtur për aventurën e tij të re në Superligën e Kosovës. Qendra amerikane, e cila sezonin e kaluar u shpall kampion në Shqipëri me skuadrën e Besëlidhjes, tha se tashmë ka një njohuri të mirë për basketbollin kosovar.
“Gjatë kohës sa isha në Shqipëri, kam ndjekur disa ndeshje të Superligës së Kosovës dhe më ka bërë shumë përshtypje atmosfera e zjarrtë që krijohet nëpër palestra,” u shpreh Weeks.
Ai premton se do të japë maksimumin për suksesin e ekipit të Grapeland nga Rahoveci dhe pret një mbështetje të madhe nga tifozët rahovecianë.


