VVlora i çon selam Smajl Latifit: Ta shohim tash kush s’do të bëhet kryetar – shihemi më 9 Nëntor

Asamblistja me vota rekord, Vlora Vuçitërna Çmega, nuk është ndalur as në ditën kur u shpall fitorja e saj – por është marrë menjëherë me balotazhin ku me shumë gjasë gjendet shefi i saj, Ali Dula dhe Smajl Latifi.

Vlora e cila ishte një prej kandidateve të preferuara të Ali Dulës nga lista e asamblistëve, duke pasur përkrahjen direkte të tij në çdo aspekt, nuk ka humbur kohë, duke sulmuar menjëherë Smajl Latifin me një video.

osa1

Ajo ka bashkangjitur videon nga një prej përballjeve të saj me Smajl Latifin në Kuvend para fushatës duke ja bashkangjitur edhe një, thënë më së buti “selam” për Smajl Latifin.

“E tha që s’do bëhem asambliste… tash le të shohim kush s’do bëhet kryetar. Hajde me t’mira me 9 Nëntor! (figura e flakës)”, u shpreh Vlora Vuçitërna Çmega.

Edhe pse duket se në VV janë nxehur fort, gjasat që Smajl Latifi ta humbë balotazhin janë më të vogla se 1%, pasi aktualisht ai i ka 3 mijë vota epërsi, të cilat vetëm pritet të rriten. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.