Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kërkuar konfrontim fizik – ka deklaruar Lëvizja Vetëvendosje – qendra në Rahovec me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
Sipas kësaj komunikate, kjo që ata e quajnë sulm verbal të kryetarit erdhi pas një debati mes asambleistit Ali Zhuniqi dhe drejtorit të arsimit, Avni Morina, rreth punësimeve që Zhuniqi pretendoi se pushteti po i bën në baza partiake.
Pas Morinës, me asambleistin e VV-së, gjithnjë sipas kësaj komunikate – debatoi vet kryetari i komunës, Smajl Latifi, i cili në Kuvendin Komunal thuhet se ka kërkuar konfrontim fizik.
Rreth kësaj përplasje verbale në Kuvendin e Komunës ende nuk ka pasur asnjë reagim nga vet kryetari i komunës, Smajl Latifi.
Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të VV- dega në Rahovec: