Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Rahovec, nuk ka asnjë të nominuar nga kjo degë si kandidat për deputet, edhe pse ishte kjo degë që në vitin 2021 solli 12 mijë vota vetëm në komunën tonë.
Rezultat historik e epik u cilësua ai i vitit 2021.
Por, përkundër tij, Kurti asnjëherë nuk e vizitoi Rahovecin.
Kësaj radhe kryeministri në largim vendosi të çojë tutje injorimin, duke mos nominuar asnjë kandidat nga dega e Rahovecit.
Edhe pse ishin tre te nominuar, VV në Rahovec nuk ka asnjë kandidat për deputet.
Të vetmit kandidatë me prejardhje, por të nominuar nga degë tjera, janë Nora Fetoshi dhe Bylbyl Sokoli.
A është kjo shuplaka e radhës e Albin Kurtit për Rahovecin?


