VV nuk njeh rival në qytet, vulos fitoren me tubimin në Xhelal Hajda – Toni (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje ka vulosur fitoren në tubimin e madh të mbajtur në shkollën “Xhelal Hajda – Toni”.

Në këtë tubim u prezantuan asambleistët e qytetit, të cilët do të përfaqësojnë këtë subjekt në Kuvendin Komunal.

Shihet një numër i jashtëzakonshëm i njerëzve në këtë shkollë, ku folën edhe dëputetet Dukagjin Gorani dhe Fatmire Kollcaku Mullhaxha.

Ky është një nga tubimet e fundit që mbahet në komunë në një seri të tubimeve të suksesshme nga Lëvizja Vetëvendosje.

Asambleistët që u prezantuan, Zana Çanta, Ertan Shala, Murat Korenica, Besmir Veliu, Ilir Pallqa dhe Vjosa Isma përbëjnë energjinë e re të Vetëvendosjes në qytet me moshë mesatare prej 22 vjet, që është një indikacion që ky subjekt u jep hapësirë të rinjve.

Deri tash VV ka fituar të gjitha sondazhet dhe shihet si favorit për të siguruar së paku balotazhin, por po lufton për një fitore qysh në rrethin e parë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.