VV në Rahovec fillon zgjedhjet e brendshme: Kush do të kandidojë për kryetar?

Vetwvendosje nw Rahovec ka konfirmuar mbajtjen e zgjedhjeve tw brendshme partiake pwr tw zgjedhur kandidatin pwr kryetar tw komunws sw Rahovecit.

Pwr procedurat e kwtij procesi nw formw publike ka njoftuar deputeti Visar Korenica, i cili po spekulohet se dwshiron qw tw kandidojw, mirwpo ende nuk a ka konfirmuar njw gjw tw tillw.

640x74

Mw poshtw postimi i Visar Korenicws:

Fillon procesi i zgjedhjeve të brendshme për kandidatin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kryetar të Komunës së Rahovecit🍇

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme dhe në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja VETËVENDOSJE!, nga sot shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidat për Kryetar të Komunës.

Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës njofton të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të cilët janë të interesuar për të kandiduar për pozicionin e kandidatit për Kryetar të Komunës nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga data 1 korrik deri më 3 korrik 2021, ora 17:00.

Në bazë të Rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme, deklarata e kandidaturës për kryetar duhet shoqëruar me një kopje të letërnjoftimit dhe të kartës së anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Pas dorëzimit të këtij dokumentacioni, KZAQ-ja dhe KZP-ja do të bëjë verifikimin e tij dhe do ta pajisë kandidatin/en me formularin e grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës siç është e paraparë me Statutin dhe Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Pas mbledhjes së numrit të nevojshëm të nënshkrimeve, ndiqen veprimet tjera të parapara me Statut deri në zyrtarizimin përfundimtar të kandidaturës për Kryetar të Komunës.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.