Lëvizja Vetëvendosje – dega në Rahovec, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Smajl Latifit për premtimin e tij të fundit.
Ishte Latifi ai që zbuloi në programin e tij se do të subvencionohen lindjet nga 200 euro.
Sidoqoftë, dega e Lëvizjes Vetëvendosje! në Rahovec ka bërë të ditur me anë të një reagimi se ky është premtim bosh duke argumentuar se Latifi nuk mund të realizojë një gjë të tillë pa vendim të Kuvendit.
Po ashtu, në reagimin e tyre VV e cilësojnë këtë premtim të Latifit si diskriminues për ato nëna që detyrohet të lindin në qendrat gjinekologjike në Gjakovë apo Prizren për shkak të komplikimeve të ndryshme.
/Rahoveci24/