Lëvizja Vetëvendosje dega në Rahovec dhe kandidati i këtij subjekti, Visar Korenica, kanë mbyllur fushatën e balotazhit me një tubim mbadhështor me gratë dhe vajzat e Rahovecit.
Tubimi i mbajtur në Park Hotel Plaza ishte vërtet madhështor, ku prezente ishin gratë dhe vajzat nga anë e mbanë komuna e Rahovecit.
Në këtë tubim ishin prezente ministrat Albulena Haxhiu dhe Hajrulla Çeku, bashkë me deputetet Arjeta Fejza, Drita Millaku dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku.
Visar Korenica tha se fushatën e mbylli me gratë në shenjë respekti për kontributin e tyre përgjatë të gjitha etapave të historisë.
Postimi i plotw i Visar Korenices pa edituar:
Gratë dhe vajzat e Rahovecit – fuqia e ndryshimit që do ta marrin në dorë fatin e votës më 14 nëntor!
Përmbyllja e fushatës, për fillimin e ndryshimit me gratë dhe vajzat e Rahovecit, heroinat e komunës tonë në të gjitha etapat e historisë që më bënë krenar dhe na japin forcën për sfidën që kemi përpara.
Në këtë moment vendimtar për Rahovecin, është shumë e rëndësishme që gratë dhe vajzat, ato që dinë se çfarë do të thotë të mbash familjen – dinë edhe si të mbahet shteti duke marrë në dorë fatin e votës më 14 nëntor.
Sepse askush më mirë se ju, nënat dhe vajzat e komunës së Rahovecit, nuk e kupton që rruga e vetme për t’u përballur me vështirësitë është puna.
Dhe vështirësive ku jemi katranosur si komunë, do t’i qasemi bashkë me ju, me punë!
Falënderoj Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, deputetet Drita Millaku e Fatmire Kollçaku Mulhaxha që Zgjatën Dorën e Qeverisë së Kosovës.
Fushatën vendosa të mbyll me gratë dhe vajzat e komunës së Rahovecit në shenjë respekti për mbështetjen e tyre dhe kontributit përgjatë të gjitha etapave të historisë.
Falënderoj të gjitha gratë dhe vajzat e komunës së Rahovecit që bëmë së bashku mbylljen e fushatës së ndryshimit për të Bashkë Qeverisur me Qeverinë e Kosovës, e cila nuk ka lënë ditë pa qenë prezente në Rahovec duke Zgjatur Dorën që komuna e Rahovecit të shkojë kah e mbara – një herë e përgjithmonë!
Kryetar i të gjithëve.
Zgate Dorën.
#VVisari144
#BashkeQeverisim