Strukturat e VV-së në Rahovec ka kohë që janë duke u përgatitur për zgjedhjet lokale.
Edhe pse kandidati ende nuk është përcaktuar, konsolidimi i fuqishëm po vazhdon për të siguruar balotazhin.
Rahoveci24 mëson se VV ka disa emra të propozuar pë kryetar, të cilët janë dashur për qytetarët e komunës dhe janë figura me kredibilitet të lartë.
Burime të sigurta të Rahoveci24 konfirmojnë se drejtues të lartë të VV-së, përfshirë kryetarin Visar Ymeri, kanë zhvilluar disa vizita dhe takime të gjata në Rahovec.
Vizita e fundit e Ymerit ndodhi pasditen e të premtes, ku u shpresua për përcaktim të një kandidati, por dilemat vazhdojnë të jenë substanciale pasi VV dëshiron patjetër fitoren.
VV kishte rritje 120% në Rahovec në zgjedhjet nacionale të qershorit dhe madje do të shënonte fitore nëse nuk do të ishin kandidatët Beatrisa Pista – Demiri dhe Smajl Latifi që shpëtuan PAN-in.
Favoritë për balotazh mbeten Idriz Vehapi dhe Smajl Latifi, megjithatë, për ta raundi i parë nuk do të jetë shëtitje nëpër park, pasi VV mund ti lë në shtëpi në çdo moment cilin do prej tyre!