VV: Ironizuam pasi PDK shpenzoi 10 mijë euro për postera, nuk dihet prejardhja e mjeteve

VV ka reaguar me anë të një postimi në faqen zyrtare ka goditur PDK-në duke thënë se kjo parti shpenzoi për posterë, aq sa ka fond Lëvizja për krejt fushatën.

VV ka kërkuar sqarime për prejardhjen e mjeteve, teksa ka sqaruar se PDK ka shpifur se kinse kandidati Visar Korenica në oborrin e tij e ka vendosur posterin, gjë që në fakt e ka bërë një asambleiste e AKRsë dhe kandidati i VV vetëm ka ironizuar me shpenzimet e shumta nga xhepi i qytetarëve.

VV ka kërkuar që të tregohet prejardhja e të hollave dhe ka ftuar të gjithë të lexojnë programin e Visar Korenicës, www.vvisari.com/zotimet

 

PDK shpenzoi për posterë mbi 10 mijë euro!

PDK edhe një herë ka dëshmuar se e ka humbur udhën në oborr dhe është në panikë nga humbja e madhe që e pret më 22 tetor.

Pas ironisë nga kandidati jonë për kryetar, Visar Korenica, me posterin e ish-kryetarit, Idriz Vehapi, ata reaguan duke potencuar se foto është bërë pasi kandidati jonë e shfrytëzoi posterin në oborrin e tij.

Kjo është vetëm një shpifje e radhës, pasi PDK nuk ka asnjë formë tjetër të bërjes fushatë – pos shpifjeve. Ajo foto është bërë nga kandidatja për asamble e AKR-së, e cila e publikoi në faqen e saj në Facebook këtë imazh, ku tregohet se si shkon poshtë paraja publike e qytetarëve.

PDK në këtë fushatë ka shpenzuar rreth 10 mijë euro vetëm në postera, çka është totali i fushatës së krejt Lëvizjes VETËVENDOSJE. Teksa Lëvizja e ka bërë të qartë prejardhjen e mjeteve në subjektin politik, këtë asnjëherë nuk e ka bërë PDK për milionat se nga vijnë.

Qytetarët e komunës së Rahovecit dhe gjithë Kosovës meritojnë të dijnë prejardhjen e mjeteve të PDK-së dhe të tregojnë shumën e shpenzuar vetëm në posterë, kur dihet se njëri poster në shtyllë kushton 70 euro dhe PDK ka vendosur qindra sosh në gjithë komunën.

Po ashtu, i bëjmë thirrje PDK-së që ta shfletojë programin e 10 zotimeve në broshurën #JepiKokrrënRahovecit, e të mësojnë se si bëhet ajo që ata nuk e kanë bërë për 17 vjet dhe si bëhet fushatë në ditët e sotme, pasi fushatat me shpifje nuk kanë më vend në politikbërjen aktuale. PDK në Rahovec ka shumë për të mësuar dhe i ftojmë të vizitojnë broshurën “online” në www.vvisari.com/zotimet

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.