VV hyn në koalicion me AAK-në, merr dy drejtori dhe kryesuesin e kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Rahovec, ka vendosur që të hyjë në koalicion bashkëqeverisës me AAK-në.

Lëvizja Vetëvendosje kështu i bashkohet AAK-së dhe Nismës në qeverisje, për t’i ndihmuar kështu Smajl Latifit në realizimin e projekteve të tij, mësojnë burimet e Rahoveci24.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e kryesisë së degës së VV në Rahovec, ku pas shumë debateve dhe kundërshtimeve, me shumicë votash pas propozimit të kryetarit Dervish Çadraku, u vendos që të hyhet në koalicion.

VV në zgjedhjet e fundit pati një rritje prej 400 për qind të votave.

Rritja erdhi pasi kandidat për kryetar ishte Visar Korenica, që megjithatë nuk arriti të futet në balotazh.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.