Vetëvendosje po vazhdon konsultimet dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Lëvizja e cila shënoi rritje monstruoze prej 120% në Rahovec tashmë po finalizon përgatitjet.
Vizitat e shpeshta të zyrtarëve të lartë të VV-së në Rahovec s’kanë qenë të rastësishme.
Rahoveci24 mëson se kandidat potencial për kryetar është Visar Korenica, një menaxher i suksesshëm nga Rahoveci, i cili njihet për iniciativat humanitare dhe si person fetar që ka kontribuar në të mirë të Rahovecit.
Figura e pastër e pakorruptueshme, karakteri i fortë dhe i mbështetur në parime, e aftësitë e lidershipit kanë bërë që ai të jetë favorit për tu bërë kandidat për kryetar nga VV.
Rahoveci24 mëson se konsultimet janë në fazën finale mes Korenicës dhe zyrtarëve të lartë të VV-së.
Vet Korenica tashmë po mendon seriozisht ti hyjë garës për kryetar, pasi beson në ndryshimin që po e kërkon rinia, por koha e shkurtër deri në zgjedhje është një nga pengesat.
Ai ka takuar tashmë edhe ata që pritet të jenë pjesë e kampanjës së tij për ndryshim, e që përfshin shumica të rinj.
Një nga kushtet e forta të Visar Korenicës besohet se është edhe lista e asamblesë, e cila duhet të jetë e përbêrë nga të rinj dhe femra.
Nëse Visar Korenica vendos të kandidojë, ai pritet të jetë favorit kryesor për t’i fituar zgjedhjet duke marrë parasysh trendin e rritjes së VV-së dhe do të jetë njeriu i ndryshimit, që mund të sjellë një epokë të re për Rahovecin dhe të thyejë figurat mjaft të dashura si Idriz Vehapi dhe Smajl Larifi. /Rahoveci24/