Lëvizja Vetëvendosje në Rahovec ka arritur të dyfishojë numrin e asamblistëve në zgjedhjet e 17 tetorit.
Për dallim nga katër vite më herët, tash VV do t’i ketë 7 asamblistë, që përbën rreth dyfishin e numrit të asamblistëve nga hera e kaluar.
Më i votuari nga asamblistët është Ilir Pallqa.
Pos tij, në Asamblenë Komunale do të jenë edhe bartësi i listës Leonard Morina.
Prej emrave të rinj që do të jenë pjesë e Asamblesë Komunale janë Merisa Sharku, Vlora Vuçitërna dhe Defrim Kafexhiu.
Karakteristike dhe e rrallë është e Sinan Kryeziut dhe Shqipe Kryeziut, të dy motër e vëlla që përbën një prej rasteve të rralla në zgjedhjet lokale.
Kështu Lëvizja Vetëndosje në Asamble Komunale shfaqet me energji të reja, e me synim për qeverisje të gjithëpërfshirjes me parti tjera në rast të fitores në balotazhin e 14 Nëntorit.
/Rahoveci24/