Lëvizja Vetëvendosje ende nuk është përcaktuar për kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e vjeshtës.
Rahoveci24 mëson se janë disa emra që kanë shprehur vullnetin për të garuar.
Megjithatë, ekzistojnë dallime të mëdha në qendrën në Rahovec sa i përket kandidatit për kryetar, çka ka bërë të flitet për një përçarje të mundshme, çka momentalisht është vetëm në suaza të dallimit vetëm në mendime se kush do të garojë.
Në secilin rast Rahoveci24 mëson se antarësia e VV-së dhe votuesit besnik të këtij subjekti do të jenë përkrah kujt do që garon me qëllimin e vetëm për të larguar Smajl Latifin nga pushteti.
E teksa ditët po kalojnë dhe ende po mendohen në VV, është pikërisht Smajl Latifi ai që po feston sepse edhe partitë tjera s’kanë përcaktuar për kandidat.
PDK në anën tjetër ka zgjedhur një emër për të garuar për kryetar të komunës së Rahovecit, mirëpo kryesia qëndrore e PDK-së ka preferenca tjera andaj përcaktimi i kandidatit është shtyrë. Rahoveci24 e di emrin e kandidatit potencial që ka gjasa më të mëdha për të garuar në këto zgjedhje.
LDK në anën tjetër do të shkojë në zgjedhjet e degës, ku do të zgjedhet kryetari i ri i degës i cili automatikisht do të jetë edhe kandidat, konfirmoi ditë më parë vet Lumir Abdixhiku
Teksa partitë tjera ende nuk janë askund, Smajl Latifi po vazhdon me fushatën agresive në tentim për të fituar një mandat të tretë si i pari i komunës së Rahovecit.
/Rahoveci24/