Në fshatin Xërxë në Komunën e Rahovecit është vrarë pronari i kompanisë së autobusëve “Mendi” N.K, i moshës 50 vjeçar. I dyshuari për vrasjen e tij, T.Z është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Gazeta Express merr vesh se ai është pronar i Kompanisë së Autobusëve, “Mendi”, Nuredin Kastrati.
Sipas policisë, ishin të përfshira dy vetura.
“Në Xërxe ka ndodhur një vrasje. Kanë qenë të përfshira dy vetura, të cilat e kanë përcjellë njëra tjetrën deri në fshatin xërxë. Aty edhe është vrarë personi me inicialet N.K”, ka thënë Komandanti i Statcionit të Policisë në Rahovec, Osman Ismajli, për Express. Sipas tij, i dyshuari me iniciale T.Z është arrestuar dhe ndodhet në staticonin policor.
“T.Z, rreth moshës 50 vjeçare është arrestuar” ka thënë Ismajli.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00.