Grupi i tifozëve të Rahovecit, Ultras Vreshtarët, me anë të një reagimi fenomenal i janë përgjigjur në mënyrë të duhur tifo grupit të KB Yllit, “Xhebrailat”.
Tifo grupi “Xhebrailat” të inspiruar nga trajneri i ekipit, Agron Berisha dhe kryesia e klubit të Yllit, kanë fyer Rahovecin me anë të disa reagimeve të tyre në rrjetin social Facebook, duke quajtur Rahovecin qytet mos mirënjohës dhe qytet pa histori e traditë.
Ky tifo grup kërcënoi KB Rahovecin se nëse nuk zhvillohet ndeshja e të dielës në Suharekë, ku Rahoveci është vendas ndaj Yllit, atëherë më kurrë ata sdo të lejojnë Rahovecin të luajë në Suharekë.
Dhe, tifo grupi Ultras Vreshtarët nuk kanë mundur të tolerojnë këto fyerje në drejtim të qytetit, qytetarëve, klubit të basketbollit, lojtarëve dhe vet tifozëve, duke ua përkujtuar tifozëve të Yllit të Suharekës se ata duhet të tërhiqen nga këto fjalë, nëse duan të vazhdojnë raportet e mira, teksa për zhvillimin e ndeshjes vendosin vet rahovecianët.
Vreshtarët ua kujtuan një të mirë të madhe tifozëve të Suharekës kur në gjithë sezonin 2010/2011, KF Ballkani luajti në Rahovec dhe zhvilloi ndeshjet kampionale pasi stadiumi ishte në ndërtim, ashtu sikurse palestra jonë sot që është në ndërtim dhe për të cilën s’kanë faj tifozët.
Postimi i tifozëve: