Vreshtarët me aksion brenda palestrës: Na trajtuan si kriminel, duam vetëm palestrën (Foto)

Tifo grupi ndër më të mirët në Kosovë, Ultras Vreshtarët, pasi u ndaluan nga policia e Kosovës që të zhvillojnë aksionin protestues për palestrën para syve të kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrit të Financave, Avdullah Hoti, vazhduan aksionin brenda palestrës ku shpalosën banerin.

Protesta e Ultras Vreshtarëve u mendua të jetë paqësore dhe me vetëm një baner që do të zbulohej për zyrtarët e lartë të shtetit që po vonojnë përfundimin e palestrës.

Megjithatë, ashtu siç raportoi Rahoveci24 policia e urdhëruar reptësisht nga Isa Mustafa dhe vartësit e tij ekzekutuan urdhërat duke larguar tifozët prej vendit ku protestuan.

Tifozët thonë se ata u trajtuan si kriminelë, teksa thonë se nuk ka nevojë të frikësohet askush, ata vetëm duan palestrën.

Me këtë mesazh, ata edhe mbyllën aksionin e ditës, i cili ishte menduar si befasi për zyrtarët e LDK-së, të cilët megjithatë shfrytëzuan të gjitha mekanizmat shtetëror në duart e tyre për të eleminuar protestën paqësore të tifo grupit të Rahovecit.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.