Vrasja e 52-vjeçarit në Rahovec, Prokuroria ngrit aktakuzë kundër dy personave

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër babë e bir E.S. dhe E.S., për përfshirje në vrasjen e Nazmi Veliut, në shtator të vitit të kaluar, raporton Gazeta Sinjali. 

I akuzuari E.S. dyshohet për veprat penale “Vrasja e Rëndë’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’’, ndërsa E.S. për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Shtytje”.

640x74

“Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i parë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka privuar nga jeta, viktimën N.V., dhe po ashtu me dashje vë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri i parë me armën e tipit revolen SUB Elite 9 mm, shtënë katër here në drejtim të të dëmtuarve, ku si pasoj e plagëve të marra ndrron jetë tani i ndjeri N.V., në QKUK në Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit L.V., i shkakton lëndime të rënda trupore.

Po ashtu sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i dytë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka shtyrë djalin e tij të pandehurin e parë E.S., për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, tani të ndjerit N.V., duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit L.V.”

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.