Kandidati I VV-së, Leonard Morina, po vazhdon kandidaturën e tij për asamble, edhe pse shumë paralajmrime ka pasur për reagim nga dega e VV-së në Rahovec.
Votimi pro i Leonard Morinës është i arsyetuar prej tij, pasi që vlerëson se është në dobi të qytetarëve funksionaliteti normal i komunës, teksa akuzoi opozitën se janë hipokrita pasi gjatë katër viteve i votuan shumë pika Smajl Latifit.
Ndërkaq, komentues të shumtë në rrjetet sociale dhe aktivitë të vjetër të VV-së, si Arian Çanta e të tjerë, kërkuan masa për Leonard Morinën dhe pse jo, edhe përjashtimin e tij nëse është nevoja nga lista e VV-së.
Por, duket se dega e VV-së ka aprovuar votën pro për buxhetin, duke mos reaguar fare për Leonard Morinën dhe votën e tij si shef i asambleistëve dhe të kalohet “në qetësi” pa u dalluar.
Leonard Morina ka numrin 17 në listën e VV-së për asamble. /Rahoveci24/


