Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i është drejtuar edhe një herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Mustafa tha se nuk ka për të thënë diçka në mënyrë të vecantë dhe se i ka dëgjuar diskutimet e opinionet e deputetëve.
“Duhet te respektojmë jetën parlamentare demokracione parlamentare, si shtet i ri duhet ti nënshtrohemi vullnetit të qytetarëv dhe parlamentit”- ka thënë Mustafa.
“Nuk dëshiroj të komentojë çka ndodhë çka po bëhet, kush kujt ju bashkangjit”- ka shtuar Mustafa
Ju falënderoj për bashkëpunimin, ky parlament meriton të ketë njerëz që i qojnë proceset përpara. Me vjen mirë që sot janë deputetët në kuvend e jo jashtë tij, ju uroj shëndet dhe uroj të votoni sipas bindjes”- ka përfunduar. Mustafa.