Votimi me postë nga diaspora ka shkaktuar befasi absolute në mbarë vendin ku është frenuar dominimi i pritur i VV-së.
Nga vet VV dhe militantët është pritur deri 80% të votave nga mërgata, por që si duket këtë e ka frenuar LDK.
LDK i ka marrë 30% nga mërgata apo 656 vota, ndryshe nga 1120 sa i ka VV.
E treta ka dalë PDK me 221 vota me postë, apo 10.46%.
LDK-në ky rezultat i votimeve me postë në Rahovec e çon ndjeshëm lart, ashtu si edhe në nivel nacional.
Mbetet të shihet në fund fotografia finale – por një gjë është e qartë: VV nuk do t’i marrë as 80% e as 51 deputetë.
/Rahoveci24/



