Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Dobidol

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Dabidol të Rahovecit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë i kanë thënë Gazetës Sinjali se disa persona të panjohur janë futur në një shtëpi në këtë fshat.

640x74

Këto burime bëjnë të ditur se aty hajnat kanë vjedhur një pistoletë të llojit “TT- Zastava”, e kalibrit 7.62 mm, për të cilën pronari posedonte leje, dy karikatorë me 30 fishekë, 2 mijë euro para të gatshme dhe një sasi të arit.

Sinjali mëson se prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.