Kandidatët më prominent të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) qëndruan gjatë ditës në Rahovec, ku kanë ardhur në shenjë përkrahje të Smajl Latifit pas raundit të parë të zgjedhjeve.
Blerim Kuqi e Ramush Haradinaj u panë shumë pranë kryetarit Smajl Latifi në lokalin CASA në Rahovec, në një postim të cilin e bëri vet kreytari i AAK-së në faqen zyrtare të Facebookut.
Në lajmin njoftues të publikuar nga Rahoveci24, menjëherë pasuan kritikat për shoqërimin e kryetarit Smajl Latifi me Blerim Kuqin.
Tash e sa kohë ka spekulime në mesin e qytetarëve për numrin e madh të tenderëve që ka marrë Blerim Kuqi nga komuna e Rahovecit, gjë që ngriti dyshime të mëdha në mesin e tyre. Ai madje u cilësua nga disa edhe si “baba i tenderëve” në komunën e Rahovecit.
“3 kryetar në një foto, një i partisë, e dy të njëjtit qytet”, u shpreh një prej qytetarëve në lajmin e publikuar nga Rahoveci24.
“Knaqet tu marr tendera Blerim Kuqi”, shkruan një tjetër qytetar.

Smajl Latifi asnjëherë nuk ka komentuar pse kompanitë e lidhura me Blerim Kuqin marrin tendera në komunën e Rahovecit.