Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, drejtoresha e shkollës “Bekim Sylka”, Beatrisa Pista – Demiri, dhe drejtori për arsim, Avni Morina, hapën vitin e ri shkollor në komunën e Rahovecit.
Në një ceremoni ku të pranishëm ishin nxënës e prindërit e tyre, u hap edhe një vit i ri shkollor.
Po ju sjellim fjalët e kryetarit Latifi nga kjo ngjarje:
URIME FILLIMI I VITIT TË RI SHKOLLOR
Të dashur nxënës dhe prindër të nderuar!
Jemi të lumtur që sot, më 1 shtator po filloni rrugëtimin tuaj të dijes në vatrat e diturisë.
Për të uruar fillimin e këtij viti shkollor, së bashku me drejtorin e arsimit, nënkryetarin dhe me bashkëpunëtorët tjerë, ishim në Shkollën Fillore “Bekim Sylka” dhe përmes kësaj shkolle ju përcjellim urimet më të mira dhe më të sinqerta për fillimin e vitit të ri shkollor, të gjithë fëmijëve, nxënësve, edukatorëve, mësimdhënësve dhe prindërve të komunës sonë dhe të mbarë vendit!
Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe plot suksese në vitin e ri shkollor 2023/2024.

