Visari zbulon programin: S’ka balotazh, ka Referendum ku e MIRA fiton mbi të KEQEN

Kandidati për kryetar të komunës së Rahovecit, Visar Korenica, ka shprehur edhe një herë bindjen e plotë për fitoren e thellë dhe spektakolare më 17 tetor.

Visar Korenica në zbulimin e programit të tij elektoral në kanalet e tij zyrtare të komunikimit, ka bërë të ditur se programi që quhet Vjeshta Rahoveciane është platforma fituese e siç e quan ai Referendumit të zgjedhejve të 17 Tetorit.

Sipas Korenicës, ky është një referendum ku e mira, pra Vetëvendosja, do të triumfojë mbi të keqen që solli degradim këto 20 vjet në komunën e Rahovecit.

Pos tjerash, ai në komunikimin e tij shtoi programi është në përputhje me identitetin politik të Lëvizjes Vetëvendosje dhe në koordinim të plotë me Qevërinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti.

Programi i plotë i Visar Korenicës mund të shfletohet në: VjeshtaRahoveciane.com

artikull i sponsorizuar

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.