Kandidati i VV-së për kryetar, Visar Korenica, ka thënë se ai do të luftojë për palestrën dhe nuk do t’i gënjejë qytetarët si ish kryetarët.
Pasi Latifi pretendoi se me Ramushin do ta përfundojnë palestrën, Korenica ironizoi duke thënë: “Të na rrojë sa më gjatë Ramushi se pa të nuk e di çka do të bënte Latifi”.
Ai shtoi se Vushtrria ka dy palestra dhe që Rahoveci të mos e ketë asnjë ehde pse ka klub në Superligë është e turpshme.
Ai ka siguruar qytetarët se do të protestojë për projektin dhe që tifozët e klubi të kenë shtëpinë e tyre.
/Rahoveci24/